Koronavirusi: çast pas çasti
Kuriozitete për vaksinat, nga vijnë dhe ku shkojnë
SHBA-ja ka administruar gjithashtu dozat më të shumta deri më tani, me 23% të totalit global
Bota kaloi një fazë shumë të rëndësishme të vaksinës së koronavirusit gjatë kësaj jave: janë prodhuar mbi 1 miliard doza.
“Prodhimi vazhdon me ritme të larta. Ndërsa u deshën disa muaj për të arritur në një miliard doza, ne do të arrijmë dy miliardë deri në fund të majit”, sipas të dhënave nga Airfinity, një kompani e informacionit dhe analizave shkencore.
Kina është prodhuesi më i madh dhe eksportuesi më i madh, veçanërisht tani që India po frenon eksportet për të luftuar një valë të dytë të ashpër të këtij virusi.
Rusia, Zvicra, Koreja e Jugut, Brazili dhe Afrika e Jugut po prodhojnë doza, por nuk janë në top 5 vendet e para, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
SHBA-ja ka mbajtur pothuajse të gjithë rezervën e saj për përdorim të brendshëm, por pret që të bëhet një eksportues kryesor pasi të plotësohen nevojat e brendshme.
SHBA-ja ka administruar gjithashtu dozat më të shumta deri më tani, me 23% të totalit global, sipas “Our World in Data”.
Sipas shifrave 21% e të gjitha vaksinave kanë ardhur në Kinë, 14% në Indi, 5% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 4% në Brazil. Kontinenti i Afrikës ka administruar vetëm 1.6% të totalit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet












