Shqipëria
Ambasadori i BE-së: Zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan pa probleme
Pas mbylljes së qendrave të vendvotimit, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se përveç problemeve teknike me aparatet për identifikimin biometrik të votuesve, procesi zgjedhor në përgjithësi ka kaluar pa probleme të theksuara.
Ekipet e BE-së në Shqipëri po vazhdojnë të vëzhgojnë procesin e mbylljes së qendrave të votimit dhe do të vazhdojnë vëzhgimin e numërimit. Të gjitha ekipet e BE-së në Shqipëri informacionet e mbledhura do t’ia dorëzojnë OSBE-së dhe ODIR-it, të cilët nesër rreth drekës pritet të dalin me një vlerësim paraprak të zgjedhjeve në Shqipëri.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se procesi i votimit ka kaluar pa probleme, përveç disa telasheve me aparatet për identifikimin biometrik. Ai shtoi se ekipet e BE-së në Shqipëri do të vazhdojnë vëzhgimin edhe në procesin e numërimit të fletëvotimeve.
“Përveç disa problemeve që janë hasur me aparatet që kanë qenë për identifikimin biometrik, ajo që kemi parë ne është se administrata zgjedhore ka funksionuar mirë dhe pa probleme. Dhe ekipet ose skuadrat tona, skuadrat e BE-së që po vëzhgojnë zgjedhjet në pjesën dërmuese të Shqipërisë do të bëjnë pikërisht atë gjë që po bëj edhe unë këtu që të vëzhgojmë edhe procesin e mbylljes së qendrave të votimit dhe të gjithë procesin edhe më pas … Pra ajo që do të bëjmë ne është që do të lejojmë komisionet e qendrave të votimit që të kryejnë të gjitha procedurat e tyre për mbylljen e proceseve të votimit dhe çdo gjë tjetër, por ne do të vazhdojmë punën tonë do të vijojmë më pas sonte me vëzhgimin e numërimit, do ta ndjekim atë deri në mëngjes, deri nesër ku ne shpresojmë që të ketë rezultat”, tha ai.
Ambasadori i BE-së u bëri thirrje subjekteve politike që të ndjekin procesin e numërimit me qetësi dhe durim, dhe të kenë respekt për rezultatin që do të shpallë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Ajo që do të bëjmë ne është në saje të vëzhgimeve që ne do të kemi bërë dhe të gjetjeve të OSBE-ODIR ne do të punojmë në bazë të këtyre gjetjeve më pas për Shqipërinë. Më lejoni të them që personalisht për mua, ajo që kam parë ka qenë një pjesëmarrje vërtet e madhe një pjesëmarrje e lartë dhe më është dukur që qytetarët dhe zgjedhësit shqiptarë e kanë kuptuar që kjo ka qenë një ditë vërtet e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj… Prandaj tashmë është koha që në të vazhdojmë me të gjitha punët që duhet bërë që të vijojë procesi të vazhdojmë ta ndjekim atë me qetësi me durim, por po ashtu është e rëndësishme që të ketë respekt për rezultatin që do të shpallë KQZ, pikërisht të vazhdojmë me këtë pozitivitet të cilin ne kemi parë deri tani”, tha ai
Ndryshe, sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për të zgjedhur 140 deputetët e ri të Kuvendit, ku sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë votuar 45.48 për qind nga 3.588.869 qytetarë shqiptarë me të drejtën e votës, ndërsa 107 mijë e 24 zgjedhës votojnë për herë të parë.
Në garën zgjedhore janë 1841 kandidatë për deputetë, teksa 732 kandidate ndër to janë femra ose 39.76 %.
KQZ ka njoftuar se 5199 Qendrat e Votimit monitorohen me kamera, gjë që është një garanci e shtuar në parandalimin e pa ligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë etj. Në fletën e votimit janë regjistruar 12 parti politike si dhe në disa qarqe ka kandidatë të pavarur.
Në këto zgjedhje qytetarët kanë mundur të votojnë si për partinë politike, ashtu edhe për kandidatët e partive.
KQZ ka bërë të ditur se brenda 48 orëve do të kemi rezultatin e fituesve të këtyre zgjedhjeve për subjektet politike dhe koalicionet. /KP
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













