Lajme
Situata pandemike në Gjermani, bien infektimet
Nga raporti i fundit shëndetësor në Gjermani del se janë regjistuar 9.160 raste Covid-19, në 24 orët e fundit, sipas agjencisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 3.425.982, transmeton albinfo.ch.
Një javë më parë u vendos një zonë kufizimi – natën për zonat me shkallë të lartë të infeksionit Covid-19. Që atëherë, numri i infeksioneve ka rënë dhe numri i pranimeve në njësinë e kujdesit intensiv gjithashtu ka rënë, shkruan CNN.
“Ne jemi të sigurt se numri i pacientëve Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv do të ulet dhe se kjo lidhet drejtpërdrejt me masat e frenimit federal të urgjencës, si dhe përparimin e dukshëm në vaksinimin“, tha Gernot Marx, presidenti i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë e Urgjencës.
Nga ana tjetër, niveli i vaksinimit të vendit është rritur në 26.9% të popullsisë së përgjithshme që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 7.7% e popullsisë që janë të mbrojtur me dy doza të vaksinës, sipas Ministrisë të Shëndetësisë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













