Lajme
“Pandemia mund të mos përfundojë deri në vitin 2024”
Pandemia Covid-19 do të ndjekë botën deri në vitin 2024 nëse G7 nuk përqendrohet në rritjen e prodhimit të vaksinave, pjesërisht duke e lehtësuar atë në Afrikë, ka thënë ministri i Jashtëm francez. Jean-Yves Le Drian, i cili shtoi se kishte një debat që duhej të bëhej në lidhje me lehtësimin e kufizimeve në patentat e kompanive farmaceutike – një masë e mbështetur nga administrata e Biden-it të mërkurën – por përparësia numër një ishte rritja e prodhimit.
Le Drian ishte duke folur me Guardian, përderisa ndiqte takimin e ministrave të jashtëm të G7 në Londër, një ngjarje që ai e përshkroi si shënimin e rikthimit të SHBA-së dhe mbretërimit të multilateralizmit pas viteve në pezull për shkak të Donald Trump.
Le Drian pranoi që të bëhej më shumë për të siguruar që vaksinat të arrinin njerëzit më të varfër të botës dhe se – si klubi i vendeve më të pasura – G7 kishte përgjegjësinë të bënte më shumë.
“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm… atëherë nuk do të ketë imunitet global deri në vitin 2024”, tha ai. “A do të presim deri në vitin 2024 duke vazhduar me maskat, kufizimet dhe frikën tonë? Unë nuk mendoj se kjo është një zgjidhje për ne ose botën.
“Nuk do të ketë imunitet kundër Covid-19 nëse nuk është imunitet global”, shtoi ai tutje, shkruan the Guardian, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?











