Lajme
Anglia zbut masat ndaj COVID-19
Brenda më pak se një jave, njerëzit në Angli do të mund t’i përqafojnë miqtë dhe familjarët për të parën herë që nga zbatimi i masave në fillim të marsit të shkuar për frenimin e përhapjes së pandemisë.Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka konfirmuar se ka miratuar lejimin e kontakteve të munguara mes njerëzve që prej 17 majit, si pjesë e zbutjes së masave pas uljes së theksueshme të rasteve të infektimit me koronavirus.
Lehtësimi i kufizimeve do të përfshijë edhe rihapjen e kafeneve dhe restoranteve për shërbime në hapësira të mbyllura, si dhe të kinemave e hoteleve.
Do të lejohen gjithashtu takimet mes dy amvisërive, në ambiente shtëpiake.
Megjithëkëtë, Johnson ka paralajmëruar qytetarët për kujdes, meqenëse kontaktet sociale konsiderohen si mënyrë kryesore për bartjen e virusit.
Aktualisht, Britania e Madhe regjistron rreth 2 mijë raste ditore të infektimit, shifër kjo dukshëm më e ulët krahasuar me pikun prej 70 mijë syresh në janar. Ulja e bilancit i atribuohet fushatës masive të vaksinimit ndaj COVID-19, të ndërmarrë në Mbretërinë e Bashkuar.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” Therja me thikë e tre personave në një stacion treni zviceran nga një sulmues islamik është... -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror













