Kosova
Dënohen shefat zviceranë për “terrorin telefonik” të Call Center kosovar
Ata akuzoheshin se kanë udhëzuar një qendër thirrjesh (Call Center) në Kosovë për të reklamuar në mënyrë agresive kompaninë e tyre në Zvicër
Katër persona janë dënuar nga Gjykata e Lartë (Kantonale) e Aargaut për porositjen e reklamave telefonike agresive dhe, në disa raste, të paligjshme. Dënimet e shqiptuara janë pak më të ulëta se sa ato që u kishte shqiptuar më parë Gjykata e Qarkut, në Zofingen, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.
Megjithatë, njëri nga të akuzuarit duhet të paguajë mbi 200,000 franga.
Ata akuzoheshin se kanë udhëzuar një qendër thirrjesh (Call Center) në Kosovë për të reklamuar në mënyrë agresive kompaninë e tyre në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kjo e fundit, për ironi të fatit, vetë kishte premtuar mbrojtje nga thirrjet e pakërkuara telefonike reklamuese.
Më tutje në akuzë thuhej se agjentët e qendrës së thirrjeve kanë nxitur dhe mashtruar klientët e telefonuar që të lidhin kontrata, u kanë dërguar fatura edhe kur nuk ka përfunduar kontrata.
Po ashtu agjentët në fjalë kanë telefonuar edhe në “numrat me yll” në librin e telefonit, (të cilët është e ndaluar të thirren), ndërsa në disa raste madje janë prezantuar si hulumtues të tregut ose njerëz që flasin në emër të organizatës zvicerane të mbrojtjes së të dhënave.
Ose agjentët kanë vepruar në mënyrë agresive kur kanë bërë thirrjet, kanë zënë në befasi personin tjetër dhe nuk i kanë lënë pothuajse fare mundësi për të folur, etj.
Dhe, e gjithë kjo me autorizim të Geminis Marketing GmbH. Kompania është akoma aktive.
Të akuzuarit kanë bërë ankesën përpara Gjykatës së Lartë (kantonale), pasi Gjykata e Qarkut e Zofingenit tashmë i kishte dënuar ata në shtator të vitit 2019 për shkelje të ligjit federal kundër konkurrencës jolojale.
Akuzat ishin të gjitha të ekzagjeruara,është shprehur njëri i akuzuar para gjykatës më të lartë. Më e shumta që ka mundur të ndodhte, disa gabime kanë ngjarë nëraste të izoluara. Por këto nuk ishin vepra penale. Sido që të jetë: ata, sipas tyre, janë të pafajshëm dhe për këtë arsye duhet të lirohen.
Por krerët e Gjykatës së Aargau-t nuk u bindën nga këto fjalë. Ata kanë lënë në fuqi shumicën e vendimeve që ngarkonin të akuzuarit dhe i kanë dënuar ata, ndonëse me dënime pak më të ulëta.
Në fillim të prillit të vitit 2021, katër veta kishin qëndruar përpara Gjykatës së Lartë të Aargaut, në Aarau. Ishin dy personat përgjegjës të kompanisë Geminis Marketing GmbH, transmeton albinfo.ch. Ishin po ashtu edhe dy “persona në front” që nuk kishin rol real, por zyrtarisht figuronin si drejtorë zyrtarë menaxhues për një periudhë të caktuar kohe.
Ata ishin emëruar në këtpo poste pasi që shefeta realë nuk dëshironin që emrat e tyre të figuronin në regjistrin tregtar.
Të katër personat ishin dënuar nga Gjykata e Qarkut në Zofingen, në vitin 2019, për shkelje të ligjit federal për konkurrencën jolojale.
Qindra ankesa kundër kompanisë kishin shkruar në Sekretariatin e Shtetit për Çështjet Ekonomike (Seco). Dhe ishte Seco ajo që më në fund kishte bërë padinë penale.
Tani, Gjykata e Lartë e Aargaut ka konfirmuar pretendimin e gjykatës së përmendur më lartë, të qarkut, trasnmeton albinfo.ch. Dy personat kryesorë përgjegjës kanë vepruar “për arsye thjesht monetare dhe me egoizëm”, mund të lexohet në vendimin e Gjykatës së lartë.
Përpjekjet e ndryshme për shpjegim, nga të akuzuarit nuk u morën parasysh.
Pyetjes së gjyqtarët përse ishin bërë qindra ankesa kundër tyre, njëri nga të dyshuarit foli për “një fushatë shpifjesh mediatike” ndaj tyre.
Të gjitha këto deklarata kanë rënë në vesh të shurdhër te trupi gjykues. Megjithatë, të akuzuarit kanë kaluar pak më mirë në gjykatën e lartë sesa në atë të qarkut. Kështu, përderisa më parë kishte dënime me burg (me kusht) për dy përgjegjësit kryesorë, tani, Gjykata e Lartë lartë ka shqiptuar gjobë me kusht prej gati 50,000 frangash për njërin dhe gjobë të pakushtëzuar (personi që kishte një precedent penal, tani merr dënim të pakushtëzuar) prej 216,000 frangash për tjetrin.
Janë dënuar gjithashtu edhe dy “personat në front”. Ata nuk kishin përmbushur detyrat e tyre si drejtorë menaxhues, përcjell albinfo.ch. Dhe edhe nëse nuk kanë pasur ndonjë ndikim në kompani, ata, sipas gjyqit, të paktën duhej të dorëhiqeshin nga funksioni i tyre.
Gjykata ka shqiptuar gjoba me kusht për të dy. Për njërin nga të dy, veç kësaj edhe një burgim me kusht, por për një arsye tjetër: ai kishte mashtruar sigurimin e papunësisë për muaj të tërë dhe kishte përfituar kështu mbi 30,000 franga, megjithëse kishte qenë duke punuar në të njëjtën kohë.
Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Të akuzuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën Federale.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












