Kosova
Bruksel: Kurti sot merr pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Kurti atje do të jetë me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se kjo darkë shërben si mundësi e mirë diskutimi për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunim bilateral me BE-në.
“Me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel, kryeministri Kurti nesër do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ajo shërben si mundësi e mirë për diskutim të përbashkët mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin bileteral me BE-në dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian”, është shprehur Kryeziu për Telegrafin.
Megjithëse ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, i njëjti nuk pritet t’i paraprijë rifillimit të dialogut.
Ndërkohë, vizitat e shpeshta në Bruksel të Kurtit, opozitarët po i shohin si heqje dore nga gjitha kauzat politike të tij sa ishte në opozitë.
Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Kurti në Bruksel prej kur ka marrë detyrën në mars të këtij viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion Vala e të nxehtit po vazhdon në gjithë vendin, ndërsa rreziku nga zjarret në pyje mbetet... -
Me 172 km/h në tunelin e Gotthardit, 22-vjeçari gjerman ndalohet dhe përjashtohet nga rrugët zvicerane -
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave












