Lajme
Vladimir Putin dhe Joe Biden do të takohen në qershor në Zvicër
Sipas burimeve të “Kommersant”, gjasat janë që takimi të mbahet në Zvicër, me shumë siguri në Gjenevë
Samiti i shumëpritur mes Joe Biden dhe Vladimir Putin mund të mbahet më 15 qershor. Lajmin e bën të ditur e përditshmja ruse “Kommersant”, që citon burime konfidenciale.
Data e takimit përputhet me turin evropian të Joe Biden dhe është me leverdi edhe për agjendën e kreut të Kremlinit. Për vendin nuk dihet ende asgjë me siguri, por zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov, ka deklaruar se do të mbahet në një kryeqytet diplomatik evropian, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sipas burimeve të “Kommersant”, gjasat janë që takimi të mbahet në Zvicër, me shumë siguri në Gjenevë. Megjithatë, numri dy i diplomacisë ruse ka theksuar se Moska nuk ka iluzione se nga takimi marrëdhëniet SHBA-Rusi do t’i rikthehen normalitetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS Nga hija e këtyre punishteve të pavarura të Carouge-it në shkëlqimin e vitrinave ndërkombëtare, themeluesi i... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndër vendet më të dobëta në Evropë në luftën kundër duhanit Zvicra është renditur pothuajse në fund të listës evropiane për përpjekjet kundër pirjes së duhanit, duke... -
Zvicra planifikon reformën “AHV 2030” pa rritje të moshës së pensionimit -
Kantonet e Zvicrës qendrore kundër kthimit të statusit S në leje qëndrimi të përhershme -
Shumica e kompanive në Zvicër tashmë përdorin inteligjencën artificiale -
Zviceranët po ndryshojnë zakonet për shkak të çmimeve të larta të karburanteve













