Lajme
Në Austri hiqet përparësia e vaksinimit
Deri më tani, rreth 40 % e austriakëve të moshës 16 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid.
Austria po heq renditjen e përparësisë sipas moshës për vaksinimin kundër COVID-19, me mjekët e familjes tani në gjendje të vendosin sipas gjykimit të tyre se kush duhet të marrë përpara vaksinën, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Mueckstein, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Tani makineria e vaksinimit po fillon siç duhet”, tha ai duke iu referuar zgjerimit të pranueshmërisë.
Mueckstein shtoi se qeveria ishte në pritje së shpejti të miratimit nga EMA të vaksinës BioNTech/Pfizer për fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç.
Deri më tani, rreth 40 % e austriakëve të moshës 16 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë












