Shqipëria
“Ballkani, vatër infeksioni”, Rama kritikon ministrin gjerman: Është skandal
Sot, Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një përplasje në distancë me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se në një prononcim për median Bild, kreu i qeverisë shqiptare kritikoi deklaratat e zyrtarit të kabinetit të kancelares, Angela Merkel, i cili tha se gjysma e të gjitha infeksioneve me Covid-19 në Gjermani verën e kaluar erdhën si shkak i vizitave familjare nga emigrantët në Ballkan.
“Është një skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin”, është shprehur Rama. Kryeministri shton se nuk do të lejojë që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet në sezonin e pushimeve, pasi sipas tij, nuk ka shifra për ta provuar këtë. “Ministri gjerman i Shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi e stereotipe kundër Ballkanit”, thekson ndër të tjera Rama.
Ministri gjerman nuk kërkoi ndalimin e udhëtimeve, por vetëm që njerëzit të testoheshin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë













