Shqipëria
Shqipëri: Nga 1 qershori hiqen maskat në ambientet e jashtme
Sot, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur për lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, një ditë pasi vendi nuk raportoi asnjë viktimë nga Coronavirusi dhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, Komiteti vendosi heqjen e maskave në ambientet e jashtme nga 1 qershori.
Ora policore do të kalojë në nga ora 23:00 deri në orën 06:00.
Klubet do të jenën ende në mbyllura, ndërsa muzika do të lejohet vetëm deri në orën 22:00.
Ekspertët kanë bërë të ditur se me këto masa mund të bëhet grumbullimi nga 10 në 50 persona.
Ndërsa nga 1 korriku ora policore do të shtyhet deri në 24:00.
“Nga 1 qershori hiqet detyrimi për maskën në ambientet e jashtme, por është e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe transport dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi. Ora policore do të kalojë në orën 23: 00 deri në 6. Klubet dhe diskot vijojnë të mbyllura, muzika lejohet deri në orën 22:00. Grumbullimet bëhen nga 10 në 50 persona duke respektuar masat. Nga 1 korriku ora do të shtyhet deri në 24:00. Do të lejohen kampionatet sportive me kapacitete të reduktuar deri 30 për qind, lejohen teatrot, konferencat me kapacitet të reduktuar deri në 30 për qind”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta














