Kosova
Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
Naser Pajazitaj, i akuzuari për vrarsjen e Donjeta Pajazitajt, është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Ferizaj, pasi është gjetur fajtor për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se Naser Pajazitaj akuzohej se në mënyrë dinake e kishte vrarë Donjeta Pajazitajn.
Ai nga gjykata e Ferizajt për vrasje të rëndë dhe armë mbajtje pa leje u dënua me dënim unik, me burg të përjetshëm.
Sipas Prokurorisë, përderisa Donjeta ishte duke shkuar në punë, i akuzuari Naser Pajazitaj ishte ndalë me veturë dhe e kishte marrë Donjetën duke e dërguar tek vendi ‘Kroi i lajthisë’, ku më pas me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta.
Por, për këto akuza Gjykata Themelore në Pejë, në mungesë të provave e kishte liruar Naser Pajazitajn nga akuzat, mirëpo me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila kishte vendosur që çështjen ta kthejë edhe një herë në gjykim.
Pas rigjykimit Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm, vendim ky i cili në muajin korrik të vitit 2019 edhe ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit.
Gjykata e Pejës kishte kërkuar që të përjashtohet nga ky rast, pasi kishte marrë dy vendime skajshmërisht të ndryshme me njëri-tjetrin, me njërin duke e liruar, kurse me vendimin tjetër e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Tani, pasi Gjykata Supreme i kishte prishur të dy vendimet e Gjykatës së Pejës (edhe atë të lirimit edhe atë të dënimit me burgim të përjetshëm), lënda është duke u gjykuar në Gjykatën e Ferizajt. Kujtojmë se në seancën e fundit ku ishte dhënë fjala përfundimtare e palëve Prokurorja e rastit Valbona Dishaj-Haxhosaj, kërkonte nga Gjykata dënimin maksimal të të akuzuarit. “Prokuroria konsideron se është vërtetuar se i akuzuari i ka kryer këto vepra penale siç e ngarkon akuza. Sa i përket dëshmisë së Haki Pajazitajt i propozoj Gjykatës të mos e merr për bazë pasi që i njëjti ka qenë i frikësuar dhe nuk ka deklaruar drejtë. I njëjti në Prokurorinë e Pejës ka deklaruar se nuk ka treguar të vërtetën pasi është frikësuar. Propozoj të merret parasysh deklarata e Albërim Mujajt dhe Gjykata t’ia fal besimin dëshmisë së këtij dëshmitari”, pati thënë prokurorja Haxhosaj. Tutje Prokurorja pati thënë se i akuzuari e ka kryer veprën penale vrasje e rëndë për motive të ulëta. “I akuzuari ka qenë i akuzuar dhe me parë për vrasje. Vrasjen e Donjetës e ka kryer në mënyrë dinake. Në tërësi mbetem pranë aktakuzës për të gjitha pikat”, thoshte ajo. Nëna e të ndjerës Donjeta Pajazitaj dhe vëllai i saj si të dëmtuar në këtë rast në fjalën përfundimtare patën thënë se e përkrahin fjalën e prokurores dhe kërkonin kompensim të dëmit, gjithashtu Gjykatës i patën propozuar që i akuzuari të dënohet maksimalisht. Kurse mbrojtësi kryesor i të akuzuarit avokati Gëzim Kollçaku në fjalën e tij përfundimtare pati kërkuar nga trupi gjykues lirimin nga akuza të të akuzuarit. “Trupit gjykues i propozoj ta lirojë të mbrojturin tim nga përgjegjësia penale për shkak se me asnjë provë direkte dhe as indirekte nuk është vërtetuar se e ka kryer këtë vrasje”, thoshte ndër të tjera avokati Kollqaku, të cilin e pati mbështetur i akuzuari Naser Pajaziti. Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast: https://kallxo.com/lajm/i-akuzuari-naser-pajazitaj-i-dyshuar-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitajt-mbrohet-ne-heshtje
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












