Kosova
Lajmi i mirë për qytetarët e Kosovës: Arrihet marrëveshja për 1.2 milionë vaksina Pfizer
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri Arben Vitia
Kosova arrin marrëveshje me Pfizer për blerje të vaksinave.
Ministri i Shëndetësisë kosovare, Arben Vita, deklaroi se deri në fund të vitit pritet të arrijnë në Kosovë mbi 1 milion e 200 mijë vaksina të blera nga Pfizer.
“Mund të ndodhë që të kemi 200 mijë vaksina në muaj, mund të kemi 500 mijë”, ka thënë ai pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur sot të Qeverisë së Kosovës, ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës, se janë blerë vaksinat “Pfizer”, me qëllim imunizimin e 60% të qytetarëve deri në fundin e këtij viti.
“Porsa janë përmbyllur me sukses negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë, me ç’rast ne kemi blerë vaksina nga prodhuesi “Pfizer”, falënderuar kësaj, ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet”, tha kryeministri Kurti.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard













