Lajme
OBSH: Fushatat e vaksinimit në Evropë, të ngadalta
Hans Kluge tha në një intervistë për AFP (Agence France-Presse) se “pandemia do të mbarojë kur të arrijmë një vaksinim minimal të 70% të popullsisë”
Mes varianteve të reja që janë edhe më shumë të transmetueshme, fushatat e vaksinimit në Evropë janë akoma shumë të ngadalta, kjo ishte deklarata e drejtorit rajonal europian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Hans Kluge tha në një intervistë për AFP (Agence France-Presse) se “pandemia do të mbarojë kur të arrijmë një vaksinim minimal të 70% të popullsisë”.
Sipas ECDC (Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve), Europa ka rritur sasinë e vaksinimit gjatë muajve të fundit, me të paktën një dozë të vaksinës COVID që u është injektuar përafërsisht 41% të të rriturve në Europë.
Kishte një mesatare prej 18.6% të të rriturve të vaksinuar plotësisht, sipas deklaratës së ECDC.
“Në një pandemi, shpejtësia është thelbësore”, tha Kluge, duke theksuar se shpejtësia është pikërisht ajo që ka munguar që prej fillimit të pandemisë, përcjell Albinfo.ch.
“Edhe kur OBSH shpalli pandeminë, shumë vende ishin ende në pritje, pa marrë asnjë masë. Ne humbëm kohë të çmuar”, shtoi Kluge.
Gjatë intervistës për AFP, drejtori i OBSH në Europë paralajmëroi se varianti indian është edhe më i transmetueshëm se ai britanik.
Kluge shprehu shqetësimin se njerëzit e lënë kujdesin dhe vigjilencën pas në momentin që kanë marrë dozën e parë ose edhe të dytë të vaksinës, duke harruar se pandemia nuk ka mbaruar.
“Mos i jepni kohë shtesë, le t’i japim kartonin e kuq COVID-19, le të kemi kujdes”, ishte thirrja e Hans Kluge, teksa apeloi për përshpejtim të fushatës së vaksinimit, duke sjellë në vëmendje gjithashtu se OBSH po vijonte studimin e vaksinës kineze dhe asaj ruse.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje














