Kosova
Kosovë: Mbi 64 mijë të vaksinuar deri më tani
Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar gjatë fundjavës ka qenë në rënie
Në gjithë vendin gjatë së dielës janë vaksinuar rreth 800 persona në të gjitha qendrat e vaksinimit kundër virusit Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Përderisa në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë vaksinën e kanë marrë 100 persona mbi moshën 65 vjeçare.
Këtë e konfirmoi për Ekonomia Online, Niman Bardhi, koordinator i kësaj qendre.“100 persona janë vaksinuar në Sallën ‘1 Tetori’, ndërsa në nivel vendi rreth 800 persona kanë marrë vaksinën anti-Covid, Ndërsa mbi 64 mijë e 800 janë dhënë vaksina që nga fillimi”, tha Bardhi.
Tutje, ai tha se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar gjatë fundjavës ka qenë në rënie.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë arritur 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, përcjell Albinfo.ch.
Këtë kontingjent të vaksinave, Kosova e ka siguruar përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
Dy javë më parë, Kosova po ashtu ka pranuar 38.400 doza të vaksinës nga COVAX-i si dhe 15.000 doza të tjera, donacion nga Bashkimi Evropian.
Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinës së kompanisë AstraZeneca. Fillimisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.
Aktualisht po vazhdon faza e dytë e procesit të imunizimit, ku janë duke u vaksinuar grupmosha 65-79 vjeç.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë për synim që deri në fund të vitit të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













