Kosova
Vitia: Nga qershori, planin për vaksinim masiv
Kosova duket se shumë shpejt do të fillojë me vaksinim masiv të populatës, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke raportuar në Komisionin për shëndetësi ka bërë të ditur se tashmë është nënshkruar plani shtetëror për vaksinim masiv dhe do të fillojë së zbatuari nëpër komunat e Kosovës. Vitia po ashtu ka bërë të dituar edhe situatën me COVID-19 në Kosovë, duke theksuar se ka ulje të rasteve ditore e të vdekjeve, shkruan kallxo.com. “Ka ulje të rasteve me ulje mesatare ditore në 40 raste në ditë. Nga IKSHPK raportojnë se rastet e vdekjeve janë ulur për 60%. Gjatë 7 ditëve të fundit 152 raste, 4 vdekje. Situata e përmirësuar ka ndikuar që të ulen edhe rastet e të hospitalizuarve dhe në spitalet e përgjithshme”, tha Vitia.
Po ashtu, ministri Vitia para deputetëve të Komisionit për shëndetësi ka folur edhe për planin për vaksinimin e qytetarëve. “Kur kemi ardhur në detyrë kemi gjetur një plan dhe me ardhjen e vaksinës na është dashur që të vazhdojmë me atë plan ekzistues, pa pasur kohë ta rishikojmë atë. Kur kemi ardhur nuk kemi gjetur asnjë komunikim me prodhuesit dhe asnjë deklaratë konfidenciale që nënshkruhet me rastin e fillimit të diskutimeve”, tha Vitia. “Deri më sot kanë arritur mbi 178 mijë doza të vaksinave dhe do të kemi dhe të tjera ditëve në vijim. Deri në fund të vitit do të kemi deri në 2 milionë vaksina për vaksinimin e 60% të popullatës. Kosova ka zinxhir të ftohtë për shumë lloje të vaksinave. Tashmë është nënshkruar plani për vaksinim në masë dhe do të fillojë së zbatuari nga 15 qershori”, shtoi ai.
Në Komisionin për shëndetësi është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth menaxhimit të pandemisë dhe procesit të i vaksinimit anti COVID si dhe Strategjisë Legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












