Kosova
Zbulohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë
Datat e mundshme janë 10 dhe 17 Tetor, ndërsa gjithçka do të varet nga afati kohor i marrëveshjes me partitë politike.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
GazetaBlic ka mësuar se datat e mundshme janë 10 dhe 17 Tetor, ndërsa gjithçka do të varet nga afati kohor i marrëveshjes me partitë politike.
Pra, nëse para datës 10 Qershor do të ketë një ujdi mes Presidentes e partive politike, atëherë 10 Tetori është data e mundshme e zgjedhjeve, respektivisht nëse ujdia mes palëve arrihet pas datës 10 Qershor, atëherë data e mundshme është 17 Tetor.
Tutje mësohet se nga ora 17:00, Osmani do të takohet me përfaqësuesit e AAK-së.
“Takimet e presidentes me përfaqësuesit e partive politike do të filojnë nesër dhe këto takime do të jenë ndaras me secilën veç e veç”, ka thënë tutje ky burim brenda presidencës, përcjell Albinfo.ch.
Gjithnjë sipas këtij burimi, ka një gatishmëri në parim nga të gjitha subjektet, që zgjedhjet lokale të këtij viti të mbahen në njërën nga datat e lartëcekura.
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil









