Lajme
Zvicra, ndër vendet më të mira për të drejtat e fëmijëve
Një renditje e re e pajtueshmërisë së shteteve me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve (CRC) e vendos Zvicrën në vendin e dytë, në një vit në të cilin fëmijët në gjithë botën u goditën rëndë nga kufizimet e Covid-19. Islanda kryesoi studimin vjetor të botuar të enjten nga OJQ-ja KidsRights, me bazë në Amsterdam, përcjell albinfo.ch.
Finlanda doli në vendin e tretë. Në fund të listës ishin Çadi, Afganistani dhe Sierra Leone.
Zvicra shënoi vendin e parë në një nga pesë kategoritë – e drejta për mbrojtje – dhe u rendit e pesta për të drejtën e jetës. Por, doli më pak në të drejtën për arsim (16) dhe shëndet (20 – 21). Efektet e pandemisë gjatë vitit të kaluar kanë qenë të tmerrshme për të rinjtë, të cilët rrezikuan një “katastrofë gjeneratash” nëse qeveritë nuk veprojnë, tha OJQ KidsRights.
Më shumë se 168 milionë prej tyre u është mohuar hyrja në arsim për shkak të kufizimeve shëndetësore. Një në tre fëmijë nuk kanë qasje në mësimin në distancë. 142 milionë fëmijë të tjerë janë lënë në privim material pas pasojave negative të pandemisë në ekonomi. Përveç kësaj, ka pasur një “rritje të paparë” të dhunës në familje, nga të cilat fëmijët shpesh janë viktima, shtoi OJQ-ja, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













