Kosova
Kosova përfaqësohet me pesë xhudistë në Kampionatin Botëror
Në Budapest do të marrin pjesë kampionët e Evropës për këtë vit, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, kampionia e Evropës 2018, Nora Gjakova, si dhe Laura Fazliu e Flaka Loxha
Botërori vjen vetëm një muaj e gjysmë para Lojërave Olimpike Tokio 2020, dhe për ekipin tonë është gara e fundit para Olimpiadës.
Për shkak të kohës së shkurtër, kampionia Olimpike dhe dy herë e botës, Majlinda Kelmendi, do të pushojë, bashkë me medalisten e bronztë të botës, Loriana Kuka.
Por, në Budapest do të marrin pjesë kampionët e Evropës për këtë vit, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, kampionia e Evropës 2018, Nora Gjakova, si dhe Laura Fazliu e Flaka Loxha.
Krasniqi, që garon nesër (e diel), llogaritet favorite për të fituar medalje në kategorinë e saj deri në 48 kg. Distria është e para në renditjen botërore dhe olimpike.
Akili garon në kategorinë -73 kg, ndërsa Nora e Flaka në -57 kg. Laura është në -63kg.
Distria, Nora e Akili kanë siguruar normën olimpike dhe çdo sukses në botëror do të mund t’u sillte renditje edhe më të mirë para Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Xhudo në përgjithësi ka pesë norma olimpike, përfshirë Majlinda Kelmendin e Loriana Kukën.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












