Lajme
Dritan Abazoviq merr edhe një pozitë të rëndësishme në Mal të Zi
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u emërua njeriu i parë i Byrosë për Koordinimin Operacional.
Byroja do të jetë e ngarkuar për ekzekutimin dhe zbatimin e konkluzioneve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka mësuar vijesti.me.
Sipas letrës, ai organ, i cili do të jetë përgjegjës për përcaktimin e detyrave të sektorit të inteligjencës dhe koordinimin e aktiviteteve të organeve, u formua gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Abazoviq, i cili është gjithashtu koordinator i shërbimeve të sigurisë, mori mbështetjen e pothuajse të gjithë përbërjes së Këshillit, transmeton blic, përcjell Albinfo.ch.
Mali i Zi mori një organ të tillë për herë të parë gjersa anëtarë janë drejtorët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Drejtorisë së Policisë, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Departamenti i Inteligjencës Ushtarake dhe Çështjeve të Sigurisë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë












