Lajme
Biden reagon pas dënimit të Mladiqit: Ata që kryejnë krime do të mbajnë përgjegjësi
Biden përmes një deklarate me shkrim, tha se vendimi i sotëm tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pas konfirmimit të dënimit me burgim të përjetshëm ndaj kriminelit, Ratko Mlladiq, duke e quajtur këtë vendim historik.
“Pothuajse 26 vjet më parë, Ratko Mladiq urdhëroi ekzekutimin e rreth 8,000 burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë. Ai gjithashtu udhëhoqi një rrethim brutal shumë-vjeçar të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë krime të tjera. Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë konfirmoi sot dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ky verdikt historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai vendim gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë”, tha Biden, përcjellë Shtëpia e Bardhë
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë












