Lajme
Facebook e bën opsionin e ”punës në distancë” të përhershëm
Opsioni për të punuar në distancë është bërë i përhershëm, njoftoi Facebook të mërkurën, pasi gjiganti i mediave sociale madje tani ofron për të ndihmuar disa punonjës të interesuar për të lëvizur në vende të tjera.
Duke filluar nga 15 qershori, Facebook do të lejojë çdo punonjës, puna e të cilit mund të bëhet në distancë të kërkojë të punojë në atë mënyrë përgjithmonë, tha gjiganti i internetit për Agence France-Presse (AFP).
“Ne besojmë se si punojmë është më e rëndësishme sesa ajo ku punojmë”, citohet të ketë thënë Facebook, ndërsa ndau një azhurnim të politikës së punës në distancë, përcjell Telegrafi.
“Ne duam të jemi vendi ku njerëzit mund të bëjnë punën më të mirë të karrierës së tyre duke siguruar një përvojë të qëndrueshme për punonjësit pa marrë parasysh se ku ndodhen”.
Facebook dhe firmat e tjera të Silicon Valley u “vendosën” në punë nga largësia herët në pandemi, duke u mbështetur në mjetet e internetit që ata krijuan për këtë gjë.
Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka thënë se ai pret që kalimi në punë në distancë të jetë i qëndrueshëm në rrjetin kryesor shoqëror, i cili planifikon të kërkojë punonjës të aftë për të bërë punën e tyre nga kudo që jetojnë.
Facebook kohët e fundit filloi rihapjen e zyrave pas një ndërprerje pandemike njëvjeçare, por pa përfitime të tilla si ushqimi falas.
Sidoqoftë, Facebook tha që oraret e punës për ata që kthehen në zyra do të jenë fleksibël, por udhëzimi i tij është që njerëzit të jenë në vend të paktën gjysmën e kohës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











