Lajme
Një person tenton ta hapë derën e aeroplanit në ajër
Mediat e huaja shkruajnë se pasagjerët e një aeroplani të kompanisë “Delta”, të cilët po shkonin nga Los Angelesi në Atlanta të ShBA-së, janë tmerruar nga një veprimi i një personi, që po mundohej ta hapte derën gjatë fluturimit, përcjell albinfo.ch.
Në artikull thkesohet se një dëshmitar tha në rrjete sociale se pasagjeri e mori zmadhuesin e zërit që përdoret për informimin e pasagjerëve dhe u kërkoi të gjithëve që të ulen dhe t’i përgatisin maskat e oksigjenit, para se të përpiqej ta hapte derën e aeroplanit me forcë, shkruan Independent.
Ekuipazhi i aeroplanit kërkoi nga pasagjerët që kanë trupa më të fuqishëm që të shkojnë në pjesën e përparme të aeroplanit për të ofruar ndihmë që të ndalet veprimi i burrit. Në një video të publikuar në internet, pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit shihen duke u munduar që ta pengojnë personin.
Një zëdhënës i kompanisë “Delta” tha se falë ndërhyrjes së ekuipazhit dhe ndihmës së ofruar nga pasagjerët, personi i papërgjegjshëm është ndaluar dhe fluturimi është devijuar. Më pas, burri është larguar nga aeroplani nga forcat e sigurisë. Ai u kërkoi falje pasagjerëve për vonesën dhe për shqetësimin.
Someone tried hijacking our plane from LAX to ATL pic.twitter.com/fkPDPR60hu
— AB (@alifuckingburns) June 12, 2021
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















