Futboll
Ndeshjet e Evropianit: Maqedonia shpreson në rezultat pozitiv
Maqedonia Veriore do ta ketë rastin e dytë për rezultat pozitiv në Kampionatin Evropian
Kampionati Evropian vazhdon me ndeshje shumë interesante.
Nga ora 15:00, Maqedonia Veriore do të përballet me Ukrainën. Maqedonasit shpresojnë në rezultatin e parë pozitiv në një Evropian, shkruan albinfo.ch.
Në moshën 38-vjeçare Goran Pandev po jeton një rini të dytë në karrierës e tij të pafund. Pas ndeshjes së humbur kundër Austrisë, kundërshtari për t’u përballur është Ukraina e Shevchenkos.
“Jam i lumtur për golin dhe më vjen keq për rezultatin, por për ne ishte e rëndësishme të luanim në këtë Evropian. Përvojë dhe emocion i pabesueshëm për mua, për shokët e mi të skuadrës dhe për të gjithë vendin. Austria fitoi me meritë, ne shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të jemi në gjendje të marrim rezultate pozitive dhe disa pikë, për ta përfunduar mirë këtë Evropian”, shprehet Pandev.
Maqedonia në ndeshjen e parë kishte pësuar 3:1 nga Austria, kurse Ukraina pësoi 3:2 nga Holanda.
Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, e nënvizoi se pavarësisht humbjes nga “Tulipanëve”, skuadra e tij reagoi mirë, çka i jep besim për kalimin e grupit. “Atmosfera është shumë e mirë, zhvilluam një lojë me nivel, por që nuk ishte e mjaftueshme për një rezultat pozitiv ndaj Holandës. Përgjigjja e ekipit ishte e shkëlqyer. Ne e presim pozitivisht ndeshjen e sotme”.
Nga ora 18:00 përballen Danimarka dhe Belgjika, ku në minutën e 10-të do të ndalet loja në nderim të Christian Eriksen, i cili pësoi atak kardiak në ndeshjen ndaj Finalndës, kurse nga ora 21:00 përballen Austria dhe Holanda. Austriakët do të jenë pa Marko Arnautoviq, i suspenduar, për shkak të ofendimit ndaj futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













