Lajme
Policia Gjermane i dorëzon Luksemburgut shqiptaren e dyshuar për tentimvrasje
Vetëm ikja e tij nga vendi i ngjarjes i kishte dhënë mundësi burrit të shmangte vrasjen e mundshme
Policia Federale e Gjermanisë, njësia në Trier, ka ekstraduar të enjten një grua 32-vjeçe, shtetase shqiptare, në Luksemburg, shkruan volksfreund.de.
Policia Federale më tej njofton se kundër gruas në fjalë ishte lëshuar një urdhër arresti Evropian nga Gjykata e Qarkut, e Luksemburgut, në prill të vitit 2021, transmeton albinfo.ch. Urdhri në fjalë kishte të bënte me dyshimin për tentimvrasje, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të Ligjit mbi substancat narkotike.
E dyshuara akuzohet se ka qëlluar një burrë me një armë që e mbante në pronësi të paligjshme. Ky akt kishte ndodhur në Remich, Luksemburg, në nëntor të vitit 2020, duke i shkaktuar burrit në fjalë lëndime në të dyja këmbët.
Vetëm ikja nga vendi i ngjarjes i kishte dhënë mundësi burrit të shmangte vrasjen e mundshme, përcjell albinfo.ch. E dyshuara është dorëzuar në pikën kufitare në mes të Gjemranisë dhe Luksemburgut, në Wasserbilligerbrück.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina














