Lajme
Çka ndodhi sot në Detin e Zi?
Flota ruse në Detin e Zi, së bashku me njësitet patrulluese të FSB-së kanë shtënë si shenjë paralajmërimi në drejtim të një luftanije britanike, me arsyetimin se është futur në ujërat ruse.
Moska i ka bërë thirrje SHBA-së dhe NATO-s të ndalin operacionet ushtarake në Detin e Zi, dhe së bashku të punojnë që t’i kontribuojnë stabilitetit.
Luftanija britanike ishte paralajmëruar se do të përdoren armë nëse shkel ujërat e Federatës Ruse, megjithatë anija ushtarake nuk ka reaguar ndaj këtij paralajmërimi – kështu të paktën pretendojnë nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Luftanija Defender e marinës britanike gjatë 23 qershorit, rreth orës 11:52, duke lëvizur në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, ka shkelur vijën kufitare të Federatës Ruse – duke u futur tri kilometra në territor”, thuhet në komunikatën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Ndër të tjera thuhet se anija patrulluese e flotës ruse ka gjuajtur dy herë si paralajmërim, ku më pas edhe aeroplani rus Su-24M ka hedhur dy bomba.
E kjo sipas rusëve ka bërë që luftanija britanike të ndërrojë drejtim dhe të largohet nga ujërat e territorit rus.
Sikur kjo të mos mjaftonte, atasheu për mbrojtje i Ambasadës britanike është ftuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes në një bisedë, citon agjencia Interfax ministrinë e Rusisë.
E-Diaspora
-
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili Një shqiptar në garë për drejtimin e Cyrihut: Kandidatura e Përparim Avdilit... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen
Jeta në Zvicër
-
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht U qortuan sepse folën anglisht: Policia e Aargau nën hetim pas një ndalese rrugore... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Sistemi i ri i “Hyrje/Daljes” (EES) pritet të krijojë vonesa në aeroportet zvicerane -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor












