Lajme
Austri, automjeti del nga rruga dhe hyn në treg, përplas 13 persona
13 persona janë përplasur nga një makinë në një treg në Austri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Austri, kur një automjet ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në treg, duke përplasur 13 persona, që ndodheshin në treg në ato çaste.
Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Abacisë së Shën Florianit, në jug të Linzit.
Raportohet se të paktën tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shoferi 87-vjeçar është po ashtu mes të lënduarve.
“Nuk është ende e qartë pse automjeti doli nga rruga”, tha zëdhënësi i policisë, Clemens Lehner.
Policia ka njoftuar se po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve














