Kosova
Rreth 1500 persona kërkuan trajtim për helmim në Deçan
Rreth 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësor në komunën e Deçanit që nga e shtuna, nën dyshimet për helmim, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.
Ai ka thënë se 99 për qind e këtyre pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore.
“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, ka thënë Berisha.
Tutje, ai ka treguar se 24 nga këta pacientë janë referuar në Spitalin e Pejës.
“Gjendja nuk është shqetësueses, përpos fluksit të madh. Ne po mundohemi që ta parandalojmë këtë. Numri i pacientëve deri më tani mund të them se është diku 1500 prej ditës që ka filluar mirëpo të gjithë kanë marrë shërbime adekuate në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare., ne kemi një hendikep sepse në Kosovë janë dhënë shumë specializime dhe nga qendra jonë kanë shkuar 11 mjek në specializim dhe kjo më ka vështirësuar organizimin e punës si dhe mjekët e rinj katër prej tyre kanë shkuar në shtetet e jashtme”, ka thënë Berisha.
E-Diaspora
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët












