Kosova
Ministria e Jashtme e Kosovës njofton bashkatdhetarët se si duhet regjistruar për të votuar në zgjedhjet lokale
Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka publikuar njoftimin lidhur me regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë, raporton Albinfo.ch.
“Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ministrisë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës, përmes postës, për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit 2021. Afati për aplikim përmbyllet më 18 gusht 2021.
Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.
Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org , në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës, apo në linkun direkt: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Lokale në Republikën e Kosovës.
Përveç web-faqes zyrtare të KQZ-së https://www.kqz-ks.org/, formularët e nevojshëm mund t’i shkarkoni edhe nga web-faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. https://www.mfa-ks.net/single_lajmi/4422
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













