Lajme
Kosovë: Mungojnë statistikat për profilet e nevojshme në tregun e punës
Në Kosovë mungojnë statistikat për profilet që nevojiten në tregun e punës. Nga komuniteti i arsimit kërkojnë që të bëhet një strategji nacionale për informimin e nxënësve karshi kërkesave të tregut të punës, raporton EO, përcjell Albinfo.ch.
Drejtori i Institutit për Studime të Arsimit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë se studentët po regjistrohen në drejtime ku kërkesa është inekzistente.
“Fatkeqësisht ne na mungojnë statistikat se kush është nevoja e vërtetë e tregut për profile, e kush është kapaciteti absorbues për profilet e caktuara, dhe në mungesë të kësaj, pastaj studentët vazhdojnë të regjistrohen tutje për profilet të cilat kërkesa është inekzistente. Në anën tjetër, shumë profile tjera kemi në mungesë. Pra korrigjim për këtë situatë do të ishte një strategji nacionale në të cilën orientohet edhe vetë studenti se kush është perspektiva për treg të punës dhe të mos i lejohet pastaj përzgjedhja dhe rrugëtimi në karrierë, hamendësimeve dhe keqinformimeve që marrin të rinjtë dhe pastaj u dëshmohet si e kundër pas diplomimit”, ka thënë Qehaja.
Edhe Ismet Potera nga Instituti Pedagogjik i Kosovës thotë se të rinjtë duhet të informohet më shumë për kërkesat e tregut të punës.
“Është problematike kjo sidomos te orientimi me kohë i nxënësve për profesionet e ndryshme ku ende tek ne ekziston njëfarë mendësie se të gjithë duhet të shkojnë nëpër gjimnaze të studiojnë, sepse nxënësit tanë nuk e dinë që gjimnazet përgatisin nxënës për studime jo për tregun e punës, kështu që duhet edhe shkollat edhe institucionet të merren me këtë informim dhe orientim te nxënësve se çfarë i pret nesër. E dyta, duhet të forcohet arsimi profesional. Sidomos arsimi profesional, shkollat e mesme profesionale ku nxënësi pasi ta ketë kryer një profesion të mos mendoj vetëm për studime por të gjej një vend pune pas kryerjes së shkollës mesme. Kjo është një problematik e cila është një problem ndërministror nuk mund të caktoj vetëm ministria e Arsimit, por edhe e Punës, të cilat do të duhej të merren me këtë çështje, sidomos është problematike praktika e mësimit dual qysh e bëjnë në vendet e tjera, ku nxënësit përgatiten teorikisht por aspektin praktik e bën në ndërmarrje”, është shprehur Potera.
Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka thënë se janë duke punuar që të organizohen drejtime karshi kërkesave të tregut të punës.
“Jemi në vazhdimësi në kontakt me Ministrinë e Arsimit dhe natyrisht, edhe ne, por edhe shkollat profesionale po bëjnë përpjekje të organizohen drejtime varësisht prej kërkesave të tregut të punës, kështu që ne e përkrahim si SBASHK që shkollat profesionale të hapin drejtime karshi tregut të punës”, ka theksuar Shala.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë Studimi analizoi 100 qytete në mbarë botën për të gjetur se ku njerëzit kanë mundësitë më... -
Ministri zviceran i mbrojtjes: Vazhdimi i misionit në Kosovë, i domosdoshëm -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
Zvicra vendos aeroplanë më të mëdhenj për të tejkaluar grevën në Lufthansa -
Anketa: Zvicra kundër shkurtimeve të mëtejshme fondeve të ndihmës për zhvillim









