Lajme
Lajm i mirë për Zvicrën: shtrimet në spital janë ende në një nivel të ulët
Mathys: "Nëse nuk rriten në mënyrë kritike shtrimet në spital dhe nuk ka rrjedhë të përkeqësuar të pandemisë, qeveria nuk do të marrë përsëri masa drastike"
Pavarësisht numrit në rritje të infeksioneve me koronavirus që po regjistrohet javëve të fundit, lajmi i mirë është ai që shtrimet në spital janë ende në një nivel (relativisht) të ulët.
Kjo, edhe pse tendenca megjitahtë po shkon drejt rritjes, ka thënë Patrick Mathys, përgjegjës për sëmundjet ngjitëse në Zyrën Federale për Shëndetin Publik (BAG) në konferencën e sotme për shtyp, të mbajtur në Bernë.
Të kujtojmë: sot BAG ka raportuar 710 raste të reja të infeksioneve dhe një rast vdekjeje në gjithë Zvicrën dhe Prinicipatën e Lihtenschtajnit. Për çdo javë kemi afërsisht një dyfishim të numrit të të infektuarve
Ndërkaq kur bëhet fjalë për numrin e vdekjeve, sipas tij, nuk mund të bëhet fjalë për një trend rritjeje. Ato janë akoma dhe “për fat të mirë” në një nivel shumë të ulët, trasnsmeton albinfo.ch.
Qëllimi kryesor i Këshillit Federal është që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.Kjo, me fjalë tjera do të thotë: nëse nuk rriten në mënyrë kritike shtrimet në spital dhe nuk ka rrjedhë të përkeqësuar të pandemisë, qeveria e shtetit nuk duhet të marrë përsëri masa drastike.
Patrick Mathys nga BAG thotë se ekziston ende një shkallë e lartë e gatishmërisë për vaksinim, edhe pse ajo është dobësuar në një masë. Por kjo, sipas tij, ka të bëjë edhe me muajt e verës, me pushimet verore.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












