Lajme
Tregu evropian i automjeteve shënon rritje
Në qershor, regjistrimet e automjeteve në tregjet e BE-së u rritën me 12,4 për qind, nga viti në vit, në 185 573 njësi
Tregu i automjeteve në Bashkimin Evropian u rrit me 36,9 për qind, duke arritur në një milion në gjysmën e parë të vitit 2021, njoftoi sot Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Kjo shifër pasqyron kontributin e fitimeve të mëdha të regjistruara në mars-maj 2021, sipas grupit tregtar.
Shumica e tregjeve të rajonit regjistruan fitime dyshifrore në përqindje, përfshirë katër më të mëdhatë: Italia (53,7 për qind), Spanja (38,4 për qind), Franca (36,4 për qind) dhe Gjermania (21,7 për qind), përcjell Albinfo.ch.
“Në prag të performancës pozitive të qershorit, rëniet për gjysmën e parë të vitit ishin më pak të rëndësishme, si në Spanjë (-13,5 për qind) ashtu edhe në Gjermani (-0,04 për qind), e krahasuar kjo me periudhën janar-maj”, vlerësoi ACEA.
Në qershor, regjistrimet e automjeteve në tregjet e BE-së u rritën me 12,4 për qind, nga viti në vit, në 185 573 njësi/AA/
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër










