Shqipëria
Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë për rajon më të lirë
Zero minuta vonesa në kufi më 2023, një leje pune më 2022 dhe lëvizje e lirë e mallrave! Marrëveshjet e firmosura në Shkup
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në panelin e diskutimit të Forumit Ekonomik në Shkup kanë shpalosur kushtet e marrëveshjes mes tri vendeve për rajon më të lirë në ekonomi dhe bashkëpunim mes qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Iniciativa mes tri vendeve në të ardhmen do të quhet “Open Balkan” që do të jetë ndryshim i emrit të deritanishëm “Mini-shengeni”
Sipas krerëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, kjo nismë është për të mirën e qytetarëve, për ekonominë dhe lëvizjen e lirë të bizneseve, duke u bazuar në besimin mes vendeve dhe mes institucioneve të këtyre vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë forum, tri shtetet nënshkruanë marrëveshjen për:
Fuqi të lirë punëtore, me të cilën qytetarët e tri shteteve do të mund të punojnë në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut pa ndonjë leje pune që deri tani është dashur ta marrin nëpër zyrat e punës nëpër institucione apo zyrat e policisë. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022.
Bashkëpunimi për rajon të gjelbër është marrëveshja dytë e nënshkruar mes tri vendeve për të realizuar aktivitete të përbashkëta në mbrojtjen e natyrës dhe promovimin e turizmit malor dhe mbrojtjen e parqeve nacionale. Në këtë marrëveshje hyn edhe aktiviteti i përbashkët në raste të katastrofave humanitare. Tri shtetet do të përballen me katastrofat humanitare nëse do të ndodhë në të ardhmen në Shqipëri, Serbi ose Maqedoni të Veriut. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2022, njofton Telegrafi Maqedoni.
Heqja e kufijve do të jetë pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara sot nga zyrtarët e tri shteteve. Kjo marrëveshje do të vlejë prej 1 janarit të vitit 2023.
Zero minuta vonesa në kufi më 2023, leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishin i kapaciteteve në fatkeqësi natyrore, janë ato të cilat kanë rënë ditën e sotme dakord liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në ‘Ballkanin e Hapur’.
Marrëveshja për Bashkëpunimin në përballje me fatkeqësitë natyrore; memorandumi për të lehtësuar importet dhe eksportet dhe lëvizjen e mallrave; Lëvizje për tregun e lirë dhe lejet e qëndrimit.
E-Diaspora
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person















