Kosova
Kosova reagon ndaj Samitit: Jemi kundër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mori pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal
Qeveria e Kosovës reagoi ndaj samitit të liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Shkup, e në deklaratën e saj pakënaqësia lexohej qartë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mori pjesë në Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal.
Në shpjegimin që i dha Radio Europa e Lirë, zyra e shtypit e ekzekutivit kosovar theksonte se “iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe për rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është një nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksohet aty, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq, ishin ata që e prezantuan “mini-Shengenit” ballkanik në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor 2019. Në takimin e fundit nisma u ripagëzua me emrin “Open Balkan”, por me thelb të njëjtë. Liderët bënë thirrje që kësaj iniciative t`i bashkohen dhe vendet e tjera të rajonit. “Ne jemi këtu për të ardhmen”.
Çështjet e të shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara nuk ka çështje të së shkuarës si zgjidhje drejt të së ardhmes. Të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Nuk e kuptoj për çfarë mendohet Mali i Zi e Bosnja, sepse e di për çfarë mendohet Kosova, por këto vende duhet të bëjnë maksimumin në këtë proces për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku”, tha kreu i ekzekutivit shqiptar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy të dyshuar për krime lufte arrestohen në Kosovë, pasojnë reagimet nga Serbia Dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile. Arrestimet... -
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
20 Minuten sjell nga afër atmosferën e një dasme kosovare me mbi 400 të ftuar -
Itali
Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet, funksionalizon sistemin e ri për pasaporta dhe letërnjoftime
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Vala e të nxehtit tërheq më shumë vizitorë në male Që nga fillimi i sezonit në fillim të majit deri në fund të qershorit, ka pasur... -
Zjarr i madh në kompaninë “Motorex” në Langenthal/BE -
Rekord në Zvicër, dronët shpëtojnë 7.590 këlyshë drerësh nga makinat kositëse -
Tym në kabinë, avioni i SWISS bën ulje emergjente në SHBA -
Posta Zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri, qytetarët të kenë kujdes nga fletënjoftimet me kod QR











