Lajme
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë
Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi dyfishimin e gjobës në vend të ndalimit të patentës
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe gjobitur drejtuesin e një automjeti, i cili u filmua duke kryer kundërvajtje të rënda në komunikacion në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të policisë, më 25 korrik 2026 një portal publikoi në Facebook një videoincizim, ku shihej një veturë e tipit Mercedes me targa të Gjermanisë duke tejkaluar kolonën e automjeteve nga krahu i djathtë, duke lëvizur më pas mbi trotuar dhe duke u rikthyer sërish në korsinë e rrugës.
Pas analizimit të pamjeve, njësia e trafikut në Pejë arriti ta identifikojë shoferin, ndaj të cilit u shqiptua një gjobë prej 400 eurosh për shkeljet e konstatuara.
Policia bëri të ditur se, me pëlqimin e drejtuesit të automjetit, u aplikua dispozita e paraparë me Ligjin nr. 08/L-186 për Rregullat e Komunikacionit Rrugor, e cila u mundëson poseduesve të patentë-shoferëve të lëshuara nga shtete të huaja të zgjedhin dyfishimin e gjobës monetare në vend të masës së ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj.
Autoritetet rikujtojnë se respektimi i rregullave të komunikacionit është i domosdoshëm për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe se shkeljet e tilla do të trajtohen me seriozitet./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në disa pika kufitare janë krijuar kolona të gjata,... -
20 Minuten sjell nga afër atmosferën e një dasme kosovare me mbi 400 të ftuar -
Itali
Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet, funksionalizon sistemin e ri për pasaporta dhe letërnjoftime -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
SHBA
Oficeri i FSK-së në SHBA nderohet me dy çmime në kursin e Ushtrisë Amerikane
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri, qytetarët të kenë kujdes nga fletënjoftimet me kod QR Mashtruesit po lënë në kutitë postare njoftime që duken si zyrtare, por kodi QR i dërgon... -
Gjeneva përballet me mungesën më të madhe të banesave në 15 vitet e fundit -
Nga nesër rikthehet vala e të nxehtit në Zvicër, temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 gradë -
Pse kartëmonedha zvicerane prej 1,000 frangash është ndër më të veçantat në botë? -
Shëndeti mendor, arsyeja kryesore për mbështetjen e sigurimeve zvicerane për paaftësinë











