Shqipëria
Ambasadorja e SHBA kërkon që Berisha të mos jetë në Parlamentin e Shqipërisë
Sali Berisha sulmon ambasadoren e SHBA-së: Gabove rëndë, nuk dorëzoj mandatin
Në Tiranë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD ku mësohet se ka kërkuar që Sali Berisha të mos jetë në Parlament në shtator kur të nisë legjislatura e re.
Ndonëse para mediave nuk e ka përmendur me emër, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka lënë të kuptohet që SHBA kërkon që ish kryeministri Sali Berisha të mos hyjë në parlamentin e ri që fillon punë në shtator.
Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se sipas saj, do të ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj, duke nënkuptuar ish-kryeministrin Sali Berisha i shpallur non grata nga DASH. Ajo i cilësoi vendime të vështira që duhet të merren me qëllim të ardhmen.
Deklarata e saj vjen pasi DASH ka shpallur “të padëshirueshëm” ish kryeministrin Sali Berisha, figura kryesore e tranzicionit postkomunist në Shqipëri.
Vetë Berisha është shprehur se mezi pret që të marri pjesë në punimet e parlamentit të ri.
Ambasadorja Kim tha se është përgjegjësi që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se fatin e zotit Berisha mund ta kenë edhe deputetë të tjerë.
“Pata një diskutim shumë të mirë me kryetarin e PD Lulzim Basha sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe për rëndësinë që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj për në BE. Është për t’u theksuar fakti që roli i PD ka qenë i pazëvendësueshëm dhe që PD do të kthehet në Kuvend në shtator.
Kuptojmë që partia dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, por që gjithashtu këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e OSBE-ODIHR. Gjithashtu do të jetë e rëndësishme dhe e domosdoshme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për demokracinë në Shqipëri.
Ndërsa PD do të rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë.
E rëndësishme që PD të mendojë për këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi. Do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj. Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”, deklaroi ajo.
Nga ana e tij zoti Basha ende nuk ka bërë komente.
Ish-kryeministri Sali Berisha me një reagim të tijin sulmon ashpër ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, e cila sot i kërkoi Lulzim Bashës prerë që të distancohet nga Sali Berisha duke e larguar nga grupi parlamentar i PD-së për legjislaturën e re të parlamentit që do të nisë në shtator.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës