Lajme
Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nxirren nga kampet e Sirisë
Qeveria shqiptare ka përmbyllur me sukses operacionin e tretë humanitar për kthimin në atdhe të grave dhe fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë.
Raportohet se është mundësuar marrja e 19 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga këto kampe.
Parashikohet që ata të mbërrijnë në Shqipëri mesditën e së dielës.
“Ekipi shqiptar i përbërë nga Marc Ghorayeb, këshilltar jorezident i kryeministrit, Edi Rama, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit si dhe Kolonel Fauzi Shamaun, zv drejtor i sigurisë kombëtare libaneze krahu i djathtë i Gjeneral Abas Ibrahim, drejtor i sigurisë kombëtare në Liban, ndodhen në zonën Al Hasaka në Sirinë Verilindore për të marrë 19 shtetasit shqiptarë. Ata fillimisht do të udhëtojnë drejt Damaskut, e më pas do të mbërrijnë në Bejrut”, raporton tch.
Të shpëtuarit nga kampet më pas do të qëndrojnë në një vendndodhje sekrete, nën ruajtjen e forcave të sigurisë dhe kujdesin personal të drejtorit të sigurisë kombëtare të Libanit, Gjeneral Abas Ibrahim, pa angazhimin e të cilit kjo nuk do të arrihej.
Sikurse edhe në operacionin e dytë tetorin 2020, kur u riatdhesuan një grua bashkë me katër fëmijë, në Bejrut ka shkuar vetë kryeministri Edi Rama, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi dhe Gledis Nano, drejtor i drejtorisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit.
Ata u pritën nga drejtori i sigurisë kombëtare, Gjenerali Abas Ibrahim.
Marc Ghorayeb, këshilltar jorezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme, tregon për Top Channel si u bë e mundur finalizimi me sukses.
“Më është dashur shumë kohë dhe energji e shpenzuar pasi për një operacion të tillë duhet një koordinim me shumë faktorë dhe aktorë. Pas riatdhesimit të parë, dhe të dytë kam qenë në kontakte intensive me kryeministrin Edi Rama i cili më telefononte dhe kërkonte të dinte se çfarë progresi po bëhej. Shumë kohë më parë unë kam bërë një premtim për t’i kthyer të gjithë gratë dhe fëmijët në Shqipëri. Është një premtim i dhënë edhe kryeministrit Rama që po shkon drejt përmbushjes së plotë. Kemi ende punë përpara por me mbështetjen e gjeneralit Abas Ibrahim dhe shumë personave të tjerë që doja t’i falenderoja, ne do t’ja arrimë me sukses t’i kthejmë të gjithë gratë dhe fëmijët e mbetur”, u shpreh Marc Ghorayeb.
Në funksion të këtij operacioni të tretë të riatdhesimit të grave dhe fëmijëve shqiptarë në Bejrut në shkurt 2021 ishte vetë ministri Bledi Çuçi, ku u takua me autoritetet vendase, duke kërkuar ndihmë e bashkëpunim.
“Kemi të bëjmë me operacionin e tretë më të madh të riatdhesimit. E veçanta është që në rastin e Shqipërisë riatdhesohen vetëm gra dhe fëmijë që janë viktima të kësaj tragjedie njerëzore. Nuk është asgjë më shumë se sa detyrimi kushtetues që kemi ndaj çdo shqiptari kudo që jeton. Mbetemi 100% të angazhuar që çdo viktimë e kësaj marrëzie të kthehet e të jetojë pranë familjeve në Shqipëri”, deklaroi ministri Çuçi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut













