Kosova
Seancë mbi punën 100-ditëshe të Qeverisë Kurti 2
Sot, Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë
Mësohet se deputetët do t’u drejtohen të hënën ulëseve të Kuvendit të Kosovës në një seancë plenare nga ora 10:00, në rendin e ditës të së cilës janë gjashtë pika, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e tyre do të jetë edhe debati parlamentar për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti 2. Po ashtu në rend dite është zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Rendi i ditës:
-Deklarimet jashtë rendit të ditës,
-Pyetjet parlamentare,
-Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,
-Debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Kosovës,
-Zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
-Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit Autorë të panjohur u paraqitën si punonjës banke dhe ia morën pensionistit 80,000 franga zvicerane... -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë












