Sport
Kaos në aeroportin e Parisit, mediat nga e gjithë bota, në pritje të Lionel Messit
Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, por e ardhmja e tij është ende e paqartë.
Paris Saint Germain mbetët skuadra favorite për të nënshkruar me argjentinasin dhe vetë Messi e pranoi se ka ofertë nga francezët.
Por argjentinasi tha se është kontaktuar nga shumë klube, derisa PSG vazhdon të mbetet favoriti kryesor.
Megjithatë, mediat nga mbarë bota janë të bindura se Messi do të zbarkojë në Paris për të vazhduar karrierën te PSG.
Edhe pse ende nuk ka një datë ose ditë kur do të arrijë Messi në kryeqytetin francez, tashmë po ndodh një kaos i vërtetë para aeroportit të Parisit.
Mediat franceze kanë raportuar se para aeroportit janë stacionuar nga dita e djeshme qindra gazetarë dhe fotoreporterë që po presin daljen e Messit.
Edhe pse ende nuk dihet se kur do të zbarkojë Messi në Paris, gazetarët, fotoreporterët dhe tifozë të argjentinasit janë të vendosur të qëndrojnë aty deri sa të arrijë Messi.
https://twitter.com/MediaParisien?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424707912455409676%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkaos-madh-ne-aeroportin-e-parisit-mediat-nga-e-gjithe-bota-ne-pritje-te-lionel-messit%2F
E-Diaspora
-
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së Djem dhe vajza nga diaspora morën pjesë në kampet zhvillimore të FFK-së, ndërsa më të dalluarit... -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë














