Lajme
Shkencëtarët vëzhgojnë variante të reja të COVID-19
Përhapja e SARS-CoV-2 ka prodhuar një sërë variantesh, që janë emërtuar sipas alfabetit grek – sistem ky i përdorur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ka për qëllim të vëzhgojë mutacionet e reja shqetësuese të virusit, që shkaktojnë sëmundjen COVID-19. Disa prej varianteve kanë bërë që virusi të gjejë mënyra më të mira për të infektuar njerëzit apo për të shmangur mbrojtjen që ofrojnë vaksinat.
Shkencëtarët vazhdojnë të jenë të fokusuar në variantin Delta, që tashmë është varianti dominues dhe po përhapet me shpejtësi në mbarë botë, por gjithashtu po gjurojmë edhe variante të tjera, për të parë nëse një ditë ata mund të bëhen dominues, shkruan Reuters.
Varianti Delta
Varianti Delta fillimisht u identifikua në Indi dhe vazhdon të jetë më shqetësuesi. Ky variant po godet popullsinë e pavaksinuar në shumë shtete dhe ka dëshmuar se është në gjendje të infektojë edhe një pjesë të lartë të popullsisë së vaksinuar më shumë se variantet paraprake.
OBSH-ja e ka klasifikuar Deltën si variant shqetësues, që do të thotë se ky variant ka shfaqur aftësinë për transmetueshmëri të lartë, duke shkaktuar sëmundje më të rëndë apo duke ulur përfitimet nga vaksinat dhe trajtimet.
Sipas Shane Crotty, virolog në Institutin për Imunologji La Jolla në San Diego, “superfuqia” e Deltës është transmetueshmëria. Hulumtuesit kinezë kanë gjetur se njerëzit e infektuar me Deltën kanë 1,260 herë më shumë virus në hundët e tyre krahasuar me variantin origjinal të virusit. Disa hulumtime në Shtetet e Bashkuara sugjerojnë se “ngarkesa virale” në njerëzit e vaksinuar, që janë infektuar me variantin Delta është në nivelin e njëjtë me njerëzit e pavaksinuar, por duhen më shumë hulumtime për këtë çështje.
Derisa personat e infektuar me variantin origjinal shfaqnin simptomat pas shtatë ditësh, ata të infektuar me Delta shfaqin simptoma dy apo tre ditë më shpejt, duke i dhënë më pak kohë sistemit imunitar që të përgjigjet dhe të mbrohet.
Delta po ashtu duket se pëson mutacion më shpejt, teksa raportet për shfaqjen e variantit “Delta Plus”, një nënlinjë që bart mutacion shtesë dhe që ka treguar se shmang mbrojtjen imunitare.
Në qershor, India e klasifikoi variantin Delta Plus si variant shqetësues, por as Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së e as OBSH-ja, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Sipas outbreak.info, një faqe që grumbullon të dhënat për COVID-19, Delta Plus është identifikuar në të paktën 32 shtete. Ekspertët thonë se ende është e paqartë nëse ky variant është më i rrezikshëm.
Varianti Lambda – duke u dobësuar?
Varianti Lambda mori vëmendjen pas frikës se mund të paraqesë një rrezik të ri. Por, ky version i koronavirusit, që fillimisht u identifikua në Peru në dhjetorin e vitit 2020, mund të jetë duke u dobësuar, kanë thënë për Reuters disa ekspertë të sëmundjeve ngjitëse.
OBSH-ja e ka klasifikuar Lambdan si variant me interes, që do të thotë se bart mutacione që dyshohet se ndryshojnë transmetueshmërinë ose shkaktojnë sëmundje më të rëndë, por që ende janë nën hetim. Studimet laboratorike shfaqin se mutacionet e këtij varianti shfaqin rezistencë ndaj antitrupave të prodhuara nga vaksinat, transmeton REL.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së Djem dhe vajza nga diaspora morën pjesë në kampet zhvillimore të FFK-së, ndërsa më të dalluarit... -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë












