Bota
Tërmeti në Haiti: Shkon në 724 numri i viktimave
Haiti u godit nga një tërmet prej 7.2 shkallësh
Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka arritur në 724 dhe të paktën 2.800 persona të tjerë janë lënduar.
Haiti u godit nga një tërmet prej 7.2 shkallësh. Agjencia tha se shumica e viktimave ishin nga pjesa jugore e vendit dhe se ekipet e shpëtimit kanë arritur që të nxjerrin shumë njerëz të gjallë nga rrënojat e shtëpive, hoteleve, kishave, që u dëmtuan nga tërmeti i fuqishëm.
Dëme të mëdha janë raportuar në qytetin Jeremie, shtëpi e 200.000 banorëve. Dëme po ashtu ka edhe në qytetin Les Cayes ku janë shembur shumë ndërtesa përfshirë edhe një hotel shumëkatësh.
Kryeministri Ariel Henry ka shpallur një muaj gjendje të jashtëzakonshme, Raporton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe spitalet në zonat e paprekura nga tërmeti po ndihmojnë të plagosurit, tha kryeministri Henry. “Ne duhet të kujdesemi për të lënduarit, por gjithashtu duhet të sigurojmë ushqim, ndihmë, strehim të përkohshëm dhe mbështetje psikike” për qytetarët, tha kryeministri.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 125 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Port-au-Prince. Tërmeti ndodhi në orën 8:30 sipas kohës lokale dhe thellësia e tij ishte 10 kilometra. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, ka pasur edhe lëkundje pasuese të tokës, ku një prej tërmeteve pasuese ishte 5.2 shkallë. Para 11 vjetësh, Haiti u godit nga një tërmet prej 7 shkallësh, ku u vranë mbi 200.000 persona.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme













