Kosova
Masat e reja, nga 20 gushti mbyllen klubet e natës, ndalohen dasmat
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozim vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen ahengjet familjare, si dasma e fejesa.
Ai u shpreh se nga momenti i publikimit të vendimit, do të shkurtohet edhe orari i gastronomisë.
“Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet si fejesat, dasmat etj. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomiosë”, tha Vitia në konferencë për medie.
Ministri i MSH-së, Arben Vitia, në mbledhjen e Qeverisë theksoi se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.
Kryeministri Kurti në fillim të mbledhjes ka ftuar qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19. Kurti shtoi se marrja e masave të reja është e domosdoshme që të ruhet shëndeti publik.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












