Kosova
Shqipëri, flakët po rrezikojnë disa shtëpi në Fushë-Arrëz
Zjarri që ka përfshirë Qafë Malin, në Fushë Arrëz, po rrezikon disa shtëpi. Flakët kanë nisur në fshatin Srriqe, ndërsa tani po u afrohet banesave në fshatin Armiraj.
Nga ajri po operon helikopteri holandez, ndërsa nga toka po punojnë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Në fshatin Flet, të Fushë- Arrëzës, vatra e zjarrit vazhdon me intensitet të ulët dhe i gjithë perimetri i tij është nën kontroll. Në terren janë angazhuar autoritetet lokale për mbajtjen nën kontroll të vatrës dhe shuarjen e saj.
Vatra e zjarrit në fshatin Thirrë të Mirditës tani është nën kontroll. Në drejtim të fshatit Hebe vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët dhe momentalisht nuk ka rrezik për banesat. Po monitorohet nga forcat në terren nga autoritetet lokale.
Edhe në fshatrat Katund i Vjetër, Munellë dhe Domgjon, vatra e zjarrit është me intensitet të ulët.
Më problematike është situate në Fushë Kumulli e Qershizë. Në zonë po punojnë Forcat Speciale dhe zjarrfkësit.
Në Majën e Rrunës vazhdon vatra me intensitet mesatar. Terreni i thyer malor vështirëson ndërhyrjen nga toka, megjithatë FA, zjarrfikësit dhe punonjësit e pushtetit vendor janë duke punuar për izolimin e flakeve.
Në vendin e quajtur Stanet te fshati Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik, zonë e mbrojtur, zjarri është nën kontroll dhe po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor.
Zjarri në fshatin Mamel të Elbasanit, njësia administrative Gracen, mbi tunelin e Qafë Krrabës është shuar.
Në Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni, zjarri është izoluar dhe po digjen trungje e lëndë drusore me intensitet të ulët brenda vatrës së zjarrit. Po mbahen nën monitorim vatrat e zjarrit në Kaçni dhe Qafë Murrë nga punonjësit e njësisë administrative Selishtë.
Në Bashkinë Himarë vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Vishnjës” vazhdon të jetë aktive. Zjarri nuk ka pasur zhvillim të mëtejshëm, por digjen vetëm trungje dhe humus brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe nuk mundëson ndërhyrjen me forca./tch
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit Vendimi i ri i qeverisë shfuqizon rregulloret e mëparshme të viteve 2016 dhe 2023, duke bërë... -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca













