Lajme
Spanja hap qendrën që siguron ndihmë për afganët
Zyrtarë të lartë evropianë vizituan të shtunën qendrën evropiane që merret me evakuimin e afganëve në Spanjë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shefi i Diplomacisë, Josep Borrell, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, vizituan bazën ajrore Torrejon de Ardoz.
Kjo qendër evropiane ka si qëllim të sigurojë mbështetje dhe ndihmë për bashkëpunëtorët tanë dhe refugjatët afganë që përfaqëson vlerat dhe parimet e Bashkimit Evropian, tha kryeministri spanjoll, Sanchez.
Qendra spanjolle do të marrë refugjatë afganë që kanë punuar me institucionet e Bashkimit Evropian dhe do të kenë kapacitet për 1.000 persona, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme spanjolle.
Njerëzit që mbërrijnë në qendër duhet të testohen për COVID-19, ndërsa më pas do të dërgohen në vende të ndryshme të BE-së, tha ministri spanjoll i Imigracionit, Jose Luis Escrives./euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim













