Lajme
Izraeli do të ofrojë vaksinim edhe në shkolla
Izraeli ka njoftuar se do të ofrojë mundësinë e vaksinimit nëpër shkolla, pasi më parë kishte bërë të ditur se mësimi me prezencë fizike do të vazhdojë më 1 shtator.
“Nxënësit do të vaksinohen në mjediset e shkollës gjatë orarit mësimor, mirëpo vetëm nëse për imunizimin e tyre pajtohen prindërit”, u tha në një deklaratë e Qeverisë së Izraelit.
Autoritetet izraelite thonë se po përpiqen të shmangin mbylljen e shkollave.
Rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rritje në këtë vend, pavarësisht një fushate disa muajshe të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha të hënën se janë regjistruar 6.467 raste të reja me COVID-19 dhe 1.142 persona janë të shtruar në spital.
Në Izrael rreth 30 për qind e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës. Kjo shifër është shumë më e ulët se çdo grupmoshë tjetër.
Disa anëtarë të kabinetit qeveritar kishin kundërshtuar idenë e vaksinimit në shkolla. Ministrja e Arsimit, Yifat Shasha-Biton, ka thënë në muajin korrik se nxënësit mund të ndiejnë presion për të marrë vaksina.
Të hënën (23 gusht) ajo mirëpriti planin e vaksinimit, duke thënë se “fillimi i vitit shkollor është thelbësor për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë mendore të nxënësve”.
Vala e re e të infektuarve e ka detyruar Qeverinë të miratojë masa të reja kufizimi si dhe të lejojë një dozë të tretë të vaksinës për njerëzit e moshës 40 vjeç e lart.
E-Diaspora
-
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Prishtina fitoi katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë









