Kosova
Mërgimtarët shkojnë, brenda javës do të realizohen qindra fluturime
“Deri të dielën të planifikuara janë 665 fluturime në ardhje dhe shkuarje”, thuhet nga Zyra për Informim e ANP-së
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se brenda javës janë të planifikuara 665 fluturime.
Sipas Zyrës për Informim të ANP-së, këto fluturime pritet të realizohen deri ditën e diel të kësaj jave.
“Deri të dielën të planifikuara janë 665 fluturime në ardhje dhe shkuarje”, thuhet nga kjo zyrë.
Për dy javët e para të muajit gusht, duke e shfrytëzuar këtë aeroport, në vendin tonë kanë ateruar 738 aeroplanë, në total me mbi 91,634 mërgimtarë.
“Nga data 1 deri 15 gusht janë realizuar 738 fluturime me 125,124 udhëtarë në shkuarje, ndërsa 91,634 udhëtarë kanë ardhur në Kosovë. Gjithsej shkuarje-ardhje janë 216,758 udhëtarë”, kishin thënë nga Zyra për Informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ndërsa, gjatë tërë muajit korrik ishin realizuar 1,327 fluturime me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje.
Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.
Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.
Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini











