Lajme
OBSH: Gjendja me COVID-19 në Evropë, “thellësisht shqetësuese”
Shkalla e lartë e transmetimit të COVID-19 në gjithë Evropën është “thellësisht shqetësuese”, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), duke bërë thirrje për rritjen e vaksinimit.
Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së në Evropë, u tha gazetarëve se ndërsa verës i vjen fundi, fotografia epidemiologjike në 53 vendet që monitoron “është e përzier” me një “rritje më të madhe se 10% të rasteve 14-ditore”.
“Ky transmetim i lartë është thellësisht shqetësues, veçanërisht në dritën e marrjes së ulët të vaksinimit në popullatat prioritare në një numër vendesh”, tha ai.
Kluge tha se “disa vende kanë filluar të vërejnë një barrë të shtuar për spitalet” dhe se “një rritje veçanërisht e madhe e rasteve” po vërehet në Ballkan, Kaukaz dhe vendet e Azisë Qendrore.
Javën e kaluar gjithashtu u pa një “rritje prej 11% e numrit të vdekjeve në rajon”.
Deri më tani, rajoni ka regjistruar më shumë se 64 milionë raste të konfirmuara dhe 1.3 milion vdekje. 236,000 njerëz të tjerë mund të humbasin jetën nga pandemia në gjithë Evropën deri më 1 dhjetor, konfirmoi OBSH.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?













