Kosova
Kosova largohet nga lista e ‘vendeve të sigurta’ të BE-së
Lajmi konfirmohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian
Këshilli i Bashkimit Evropian ka konfirmuar heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta, ndaj të cilave nuk ka pasur kufizime për udhëtime në BE për shkak të pandemisë. Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se Këshilli ka rifreskuar listën e vendeve të sigurta dhe nga ajo kanë hequr Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shtetet e Bashkuara, Libanin dhe Izraelin, përcjell Albinfo.ch.
Sipas njoftimit të BE-së, udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në BE nga këto shtete, do t’i nënshtrohen masave kufizuese. Masa nuk paragjykon vendimet e shteteve anëtare që të heqin kufizimet për personat plotësisht të vaksinuar nga këto shtete, thuhet në njoftimin e Bashkimit Evropian, raporton Evropa e Lirë.
Rritja alarmante e numrit të të infektuarve dhe numrit të vdekjeve nga pasojat e sëmundjes COVID-19, ka bërë që Bashkimi Evropian të ndryshojë listën e vendeve të sigurta.
Cilat do të jenë kufizimet do të varet edhe nga vendet anëtare të BE-së, pasi disa prej tyre edhe më herët, pa e pritur vendimin e Këshillit, kishin vendosur kufizime duke kërkuar testet negative nga ana e udhëtarëve.
Sipas burimeve brenda BE-së, nga vendet të cilat nuk janë në listën e “vendeve të sigurta” nuk lejohet fare hyrja në BE, përveç rasteve për nevoja profesionale apo për shkak të lidhjeve të ngushta familjare.
Nga kufizimet do të përjashtohen edhe personat të cilët në territorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian kanë vendbanim. Por, edhe ata mund të detyrohen të vendosen në vetizolim për një periudhë të caktuar kohore.
Kosova ishte vendosur në listën e vendeve të sigurta në fund të muajit qershor, pikërisht në prag të pushimeve verore. Në atë kohë, numri i të infektuarve ishte shumë i ulët dhe po ashtu edhe ai i të vdekurve nga pasojat e virusit. Tash në BE janë të shqetësuar me numrin shumë të madh të të infektuarve dhe përqindjen e lartë në krahasim me numrin e të testuarve.
Të hënën (30 gusht) në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët paraprake janë regjistruar 932 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Rastet e reja dalin pas testimit të 7.384 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.
Nga numri i përgjithshëm i të testuarve, mbi 12 për qind kanë dalë pozitivë.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha më 30 gusht se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.250 pacientë. Prej tyre 1.142 janë të konfirmuar me koronavirus.
Sipas raportit ditor, 60 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.062 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











