Lajme
OKB: 2 milionë njerëz të vrarë nga moti ekstrem në 50 vjetët e fundit
Numri i katastrofave ekstreme të motit të nxitura nga ndryshimet klimatike është rritur pesë herë gjatë 50 vjetëve të fundit, duke vrarë më shumë se 2 milionë njerëz.
Ngjarje të tilla, si përmbytjet dhe valët e të nxehtit kanë kushtuar 3 trilionë euro humbje totale globale, sipas një agjencie të OKB-së.
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) thotë se raporti i saj i ri “Atlas” është rishikimi më gjithëpërfshirës i vdekshmërisë dhe humbjeve ekonomike nga moti, uji dhe ekstremet klimatike të prodhuara ndonjëherë.
Ai studioi rreth 11.000 fatkeqësi që ndodhën midis 1979-2019, përfshirë katastrofat e mëdha si thatësira e Etiopisë në vitin 1983, e cila ishte ngjarja e vetme më fatale me 300.000 vdekje dhe uragani Katrina më 2005 që ishte më i kushtueshmi, me humbje prej 138.5 miliardë eurosh.
Raporti tregon një prirje përshpejtuese, me numrin e fatkeqësive që u rritën me gati pesë herë nga vitet 1970 në dekadën e fundit, duke treguar se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale./euronews
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













