Kosova
Kosova, mbi 26 mijë, Maqedonia e Veriut, rreth 15 mijë raste aktive
Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 26 mijë, përcjell albinfo.ch.
“Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892. Në total numri i rasteve aktive është 26.525”, thuhet në raportin e fundit të MSH-së.
Nga ana tjetër, numri i rasteve aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 14.998, prej të cilëve, numri më i madh është regjistruar në Shkup, respektivisht 6025 raste aktive, Tetovë 1913. Në Gostivar ka 1107 raste aktive me virusin korona, në Kumanovë 946, Strumicë 690, Kërçovë-612, Strugë-582, Ohër-510, Prilep-280, Dibër-239.
Sipas statistikave të publikuara dje nga ISHP, në vend janë regjistruar 722 raste të reja, 26 viktima dhe 574 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 178.879 raste, prej të cilëve 157.868 janë shëruar, kurse 6.013 kanë ndërruar jetë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














